×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U raportua e zhdukur pas tërmeteve në Turqi, reagon për herë të parë aktorja e njohur

    Insajderi
    13 March 2023 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 1 muaj më parë Turqia u godit nga disa tërmete duke shkaktuar dëme të mëdha dhe dhjetëra mijëra jetë të humbura.

    Në mesin e viktimave kishte edhe emra të njohur dhe familjarë të tyre që vdiqën ndërsa mes tyre u përmend si e zhdukur edhe Cansu Dere.

    Aktorja e njohur për shikuesit shqiptar nga seriali i Ezel, fillimisht u raportua e zhdukur ndërsa më vonë mediat publikuan pamje të saj ku shihej duke ndihmuar të prekurit.

    Cansu, e cila jetonte në zonën e prekur vet nuk ka reaguar deri sot lidhur me raportimet.

    Megjithatë, së fundmi ka qenë vetë aktorja që i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve, duke kontaktuar me mediat dhe duke deklaruar se është mirë dhe kishte vendosur vetë të qëndronte e tërhequr nga vëmendja publike.

    “Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”- u shpreh Cansu për “CNN Turk”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark