×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    U raportua se asamblistët e LVV u sulmuan fizikisht- Flet kryetari i Vitisë

    Insajderi
    31 January 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti është prononcuar në lidhje me pretendimin se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë sulmuar fizikisht të martën gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

    Përmes një shënimi në rrjetin social, Facebook, nga qendra e “LVV Viti” shkruan se ky sulm fizik është bërë nga njerëzit e kryetarit Sokol Haliti, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Megjithatë, Haliti për Gazetën Insajderi tha se nuk është i informuar për këtë.

    Haliti thekson se gjatë seancës së Kuvendit nuk ka pasur rrahje. Por shton se nuk e di se çfarë ka ndodhur jasht.

    ““Kam qenë pjesë e Kuvendit pjesën e parë. U zhvillua kuvendi si gjithnjë debate ka pasur, ama rrahje s’ka pas se aty është inçizu gjithçka. Jasht çka u bë nuk e di” – tha Haliti për Insajderin.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark