×
  • Lajme
  • Insajderi

    U raportua se u sistemua në një pozitë të re, flet për Insajderin ish- drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti

    Insajderi
    20 September 2022 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili dha dorëheqje 3 javë më pare, kjo pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares ka folur në lidhje me vazhdimin e punës në Policinë e Kosovës.

    Sipas raportimeve, Mehmeti është akomoduar në Policinë Kufitare. Por, në një përgjigje për Gazetën Insajderi ai bëri me dije se nuk është akomoduar askund, vetëm ka vazhduar punën ne gradën që e kishte pasur më herët.

    Nuk jam akomodu se nuk kam pas nevojë me u akomodu kërkund, vazhdoj me punu në Polici në qatë gradë që e kam pasë para se me u bë Drejtor i Policisë”- tha Mehmetaj.

    Ndryshe, Samedin Mehmeti mori detyrën fillimisht si zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë, për t’u bërë zyrtarisht drejtor në janar të vitit 2021. Kjo pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti.

    Ndërsa, Mehmeti ka shërbyer fillimisht si polic patrullues në stacionin policor ”Veriu”, më pastaj si hetues i vrasjeve në regjionin e Prishtinës.

    Si mbikëqyrës, në nivelin taktik përkatësisht në gradën e Rreshterit policor ka shërbyer në pozitën e shefit të ndërrimit në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë. Në nivelin e menaxhimit operacional, me gradën Toger ka shërbyer në pozitën Zv. Komandant në stacionin policor ”Jugu” dhe me gradën Kapiten ka shërbyer Komandant i stacionit policor “Veriu” në Prishtinë.

    Pas avancimit, në nivelin strategjik në gradën Major, ka shërbyer fillimisht në pozitën Zëvendës Drejtor për Operativë dhe pastaj udhëheqës i njësisë për Tranzicionin e kompetencave policore nga UNMIK-u, në Policinë e Kosovës. Në gradën e Nënkolonelit ka shërbyer në pozitën e Drejtorit të Administratës në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare.

    Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark