Pas humbjes nga Holanda me rezultat 6-1 për kualifikueset Katar 2022”, Turqia ka shkarkuar trajnerin Senol Gunes.
“Pas takimeve me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Senol Gunes, u vendos reciprokisht të ndahen rrugët”.
“Dëshirojmë të falënderojmë mësuesin tonë të nderuar z.Senol Gunes për punën e tij gjatë kohës së tij dhe për kontributet e tij në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e federatës.
Gunes, i cili iu bashkua kombëtares turke më 1 qershor 2019, me Turqinë pati 32 ndeshje duke marrë 15 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje në këto ndeshje.