×
  • Insajderi Video
  • Showbiz
  • Insajderi Video

    “U tallë me Burimin për pamjen, ti je burrë me fustan”- VIP-at e Big-ut e humbin kontrollin

    Insajderi
    24 October 2024 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk janë bërë as një javë që kur ka filluar edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

    Brenda këtyre pak ditëve Vipat e Big-ut nuk lanë të zezë pa bërë.

    Bullizim, kërcënime, grindje e shumçka tjetër ata i servuan publikut pa pikë hezitimit.

    E madje disa prej këtyre situatave nuk u dënuan as nga opinionistët e as nga produksioni.

    Aktori Rezart Veleshnja mori edhe rolin e psikologut e psikiatrit, ani pse nuk e ka as edhe një përgaditje të vetme në këtë drejtim.

    “Ti je i sëmurë, ajo nuk është normal, dukesh si psiqik”, ishin disa nga shprehjet me të cilat banori i drejtohej banorëve të tjerë.

    Ai jo vetëm që u mundua ta luaj profesionistin e shëndetit mendor, u mundua edhe ta imitoj, sipas tij, një banor tjetër, Burimin.

    Për ta bërë komikun ai bënte sikur po ecën si Burimi dhe po i lëviz sytë si ai.

    Pra, pa pikë empatie e pa fije turpi ai u tallë me karakteristikat fizike të tij. E pasi i pa reagimet e  te tjerëve tha se ajo sjellje nuk ishte bullizëm por imitim.

    Nuk kanë munguar as kërcënimet se do të ushtrohet dhunë.

    Rezarti i drejtohet Besfortit me shprehjen seksiste; Provova me folë një herë me ty por ti nuk ishe burrë, ishe me fustan dhe sytjena.

    Ndërkaq ky i fundit i kundërpërgjigjet duke i thënë: ik se po të mbyti shpulla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark