×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz

    Insajderi
    27 September 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Regjisori i “Në Kuadër të Dashurisë” Koloreto Cukali, thotë se dyshja Olta-Luiz janë treguar shumë profesionistë dhe mes tyre ka pasur kimi në film.

    Dy protagonistët nuk kanë pasur raporte aspak të mira gjatë pjesëmarrjes së tyre në ‘Big Brother VIP’. Megjithatë, ata i përmirësuan disi më vonë, por askush nuk e priste që të shfaqeshin bashkë në një film. Pati raportime gjatë verës se ata ishin përplasur gjatë xhirimeve.Por, sipas Cukalit, ata ndihmojnë shumë njëri-tjetrin në xhirime dhe kanë qenë komodë, teksa mohoi të kenë pasur probleme.

    “Janë të dy shumë të vërtetë në rolet që luajnë. Janë partnerë shumë të mirë ndihmojnë jo vetëm veten, por edhe partnerin. Ka qenë shumë komodë dhe s’di të ketë probleme nga ato që publiku tifoz mund të presin dhe të komentojë. Mendoj që ka ardhur koha që edhe për publikun e tifozerisë të kalojë ne nivel tjetër.” tha ndër të tjera ai.]

    Sa i përket puthjeve në buzë, Cukali tha se të gjithë çiftet janë treguar profesionistë dhe se në ketë kohë të prodhimit të filmave, nuk mund të ketë histori dashurie pa puthje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark