×
  • Lajme
  • Insajderi

    U vendosën nga huliganët serbë – Kush duhet t’i largojë barrikadat në Veri të vendit?

    Insajderi
    18 December 2022 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë më shumë se 1 javë që në Veri të Kosovës janë vendosur barrikada. Për largimin ose jo të tyre për InDoks foli gazetari serb në Kosovë, Branislav Kërrstiq.

    Sipas po qoftë se zyrtarë të Policisë së Kosovës do të tentonin t’i largonin barrikadat e vendosura nga serbët, situatë mund të eskalojë.

    Me siguri po, më duket që edhe KFORI insiston në atë drejtim. Më duket që edhe autoritetet ndërkombëtarë insistojnë sepse një vendim i mundshme që forcat policore të shtetit të Kosovës ose forcat e KFOR-it të nisën me i hjek ato barrikadat tani dalin do probleme ka mundësi me eskalu situata, që dmth janë duke u pajtuar me ato vendimet dhe nganjëherë shqetësimi tek unë është më i vogël nëse e dinë nëse serbët pranojnë marrëveshjen qe e ka bërë z.Kurti dhe më duket që sot bëhet edhe në Beograd edhe z.Vuçiq me autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë gazetari për InDoks.

    Për heqjen e këtyre barrikadave foli edhe Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

    Sipas tij ekziston vetëm një person që mund t’i largojë. E ai është presidenti i Serbisë.

    Po shpresojmë dhe besojmë, për arsye dita kur po e themi këtë është e mërkure, dhe kur pritet takimi Vuciq-Escobar-Lajcak dhe të shpresojmë që edhe pse z.Vuciq ka pohuar që ai nuk ka gisht në vendosjen e barrikadave por vetëm ai mund ti hjek këto barrikada dhe të konsiderojmë që do të hiqen por edhe kur të hiqen, kjo çështje këndej është politike pa një marrëveshje politike mes serbëve lokal është shumë problematike të arrihet një çështje që nesër kemi, lirë të përgjithshme për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë pjesë”, potencoi ai për InDoks.

    Kurti në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave

    Barrikadat u vendosën fill pasi që Policia e Kosovës arrestoi ish-kolegun e tyre, Dejan Pantiç. Ai po tash është nën masën e paraburgimit të caktuar nga Gjykata në Prishtinë ku po dyshohet për sulmet ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor.

    Emisioni i plotë: Kur fryn Veriu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark