×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    U veshën si babadimër, aksioni i policisë në Peru – vënë në pranga dilerët e drogës

    Insajderi
    21 December 2022 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dilerët e drogës në Peru, patën një befasi kur “babadimri me elfët” e tij, thyen dyert e një shtëpie për t’i vënë në pranga dhe ta shkatërrojë grupin kriminal.

    Bëhet fjalë për policë të veshur si babadimër, që mbanin çekiçë në duar dhe të sulmonin “çerdhet” e dilerëve të drogës.

    Agjentët e policisë së Perusë u futën në mënyrë krejt të befasishme – duke vënë në pranga pjesëtarët e një bande.

    “Pasi janë Krishtlindjes, rrobat e babadimrit nuk tërheqin edhe aq shumë vëmendjen e qytetarëve – menduam t’i përdorim për aksionin policor”, tha kreu i policisë Daiv Villanueva.

    Përpos arrestimeve, arritën të sekuestrojnë 6.000 pako të vogla me kokainë, 104 tjera me heroinë dhe 279 me marihuanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark