Kandidati, Gazmend Hoxha është renditur i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.
Emri i tij është bërë publik nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Por, një njoftim zyrtar për këtë rezultat vetë Gazmend Hoxha ende nuk e ka pranuar.
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Hoxha tha se ende nuk është njoftuar zyrtarisht lidhur me rezultatin.
“Unë ende nuk kam pranuar një njoftim nga Ambasada e as nga askush tjetër”, tha ai.
Gazmend Hoxha, i cili aktualisht mbanë pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, nga plot 40 pikë sa ishin në fjalë, ka grumbulluar 27.5 sosh.
Të dhënat janë publikuar prej Ambasadës së Britanisë së Madhe.