×
  • Lajme
  • Lajme

    U vra në Greqi për një vend parkimi, del fotoja e 39-vjeçarit shqiptar, baba i tre fëmijëve

    Insajderi
    15 September 2023 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është publikuar fotoja e shqiptarit që u vra në Greqi pas një konflikti për një vend parkimi.

    39-vjeçari shqiptar ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte në parkingun e përmendur ku ndodhi edhe

    Ai u qëllua me dy plumba në kokë nga një 68-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

    Sipas një gruaje që ndodhej në mesditë pranë skenës së të shtënave dhe foli për protothema.gr, autori nuk kishte as makinë dhe në fakt shfaqte sjellje obsesive dhe kishte një mosdashje të madhe për parkingjet.

    “Ata u grindën. Ai u ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty”. Priti me këmishë të hapur që të arrestohej. Ai ishte një burrë i çuditshëm Para dy vitesh ka bërë një aksident automobilistik. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi gruaja.

    Një tjetër grua që njihte autorin e moshuar tha se ai shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark