×
  • Sport
  • Sport

    U17 dhe U19 | Kosova mëson rivalët për kualifikimet në “Euro 2024”

    Insajderi
    16 June 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot (e premte) në selinë e UEFA-së në Nyon është bërë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Evropianin “Suedia 2024” për U17 dhe për Evropianin “Lituania 2024” për U19.

    Edhe këtë herë ekipet u ndanë sikurse në formatin e Ligës së Kombeve, në Ligën A dhe Ligën B. Kosova në të dyja grupmoshat është përfshirë në Ligën B, ku do të synojë të promovohet në Ligën A.

    Në shortin për U17, Kosova u përfshi në Grupin B1, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Armenia.

    FFK-ja do të jetë organizatore e miniturneut të këtij grupi, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen më 3, 6 dhe 9 tetor.

    Kjo do të jetë hera e dytë që FFK-së i është besuar organizimi i një turneu të tillë nga UEFA.

    Ndërkaq, ekipi i Kosovës U19 është përfshirë në Grupin B3 ku janë edhe Sllovenia, Azerbejxhani dhe Moldavia.

    Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Slloveni, më 8, 11 e 14 nëntor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark