×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ua keni dhënë nga 100 euro, pas dy ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë”

    Insajderi
    18 January 2024 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ua keni dhënë nga 100 euro, pas dy ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë”, kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë seancës së sotme ku po diskutohet për faturat me çmime të larta të energjisë elektrike, shkruan Insajderi.

    Në këtë seancë ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, kreu i PDK-së ka thënë se faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje.

    “Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara Ua keni dhënë nga 100 euro, pas dy ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë”, ka thënë Krasniqi.

    Tutje, ai ka thënë se kushdo që është i përfshirë në shtrenjtimin e energjisë elektrike, do të japë përgjegjësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark