×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    UBT hapi Poliklinikën Universitare më të madhe në Kosovë

    Insajderi
    02 October 2018 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshira për të sjellë inovacion në fushën e mjekësisë në Kosovë dhe nevoja e qytetarëve për të marrë shërbim cilësor e profesional mjekësor, ka bërë që UBT të hapë Poliklinikën Universitare më të madhe në Kosovë dhe rajon.

    Poliklinika e UBT-së tashmë ka marrë licencën nga Ministria e Shëndetësisë, dhe përpos kësaj, është certifikuar nga standardi më i lartë i cilësisë në botë, “ISO 9001: 2015”.

    Me një infrastrukturë tejet moderne, laboratorë të pajisur me mjetet e nevojshme për ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve mjekësore dhe me 31 ambulanca që do të jenë në çdo kohë në shërbim të pacientëve, kjo poliklinikë synon të bëhet referencë e profesionalizmit dhe ekspertizës, ku ndër tjerash do të zhvillohen edhe ekspertët e ardhshëm më të mirë në rajon për të gjitha fushat e mjekësisë.

    Shërbimet shëndetësore nuk janë dobia e vetme, bashkë me këtë klinikë në Kosovë po vijnë mjekët dhe ligjëruesit më të mirë nga e mbarë bota, të cilët po e ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre me studentët dhe të gjithë të interesuarit e tjerë mbi inovacionet e fundit mjekësore në botë, dhe tash me hapjen e poliklinikës, vizitat dhe ligjëratat do të intensifikohen.

    UBT, tash e disa vite po ndërton gjeneratën e ardhshme të mjekëve dhe infermierëve, të cilët tash do të kenë mundësi që tërë pjesën praktike të profesioneve të tyre ta ushtrojnë brenda klinikës, gjithmonë duke marrë mësim dhe duke qenë të dirigjuar nga ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë të mjekësisë. 

    Ballina

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark