×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    UBT, model i institucionit që bashkon të gjitha etnitë në Kosovë

    Insajderi
    03 October 2018 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuhë të ndryshme dëgjohen e kultura të llojllojshme shprehen nëpër kampuset e degët e UBT-së përreth Kosovës, kjo sepse UBT është qendër ku të rinjtë kosovarë të të gjitha etnive e gjejnë një vend të lirë për t’u shprehur, duke studiuar mbi parimin e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë, që më vonë i shndërron në ambasadorë të promovimit të paqes dhe tolerancës.

    Këta studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në UBT pasi vlerësojnë se janë bërë pjesë e institucionit që përçon më së miri frymën evropiane të studimeve dhe të njëjtit arrijnë të integrohen aq mirë, sa qysh në semestrin e dytë të studimeve mësohen të flasin rrjedhshëm e të komunikojnë në gjuhën shqipe.

     Një prej tyre është studentja Elona Azari, e cila gjithmonë kishe ëndërruar të bëhej infermiere. Për të realizuar këtë ëndërr ajo vazhdoi shkollimin universitar në Fakultetin e Infermierisë në UBT, me qëllim që të dalë së më e përgatitur dhe e gatshme për t’ju ofruar ndihmë mjekësore atyre që kanë nevojë.

    “Jam regjistruar në Fakultetin e Infermierisë dhe kam zgjedhur UBT-në për t’i vazhduar studimet sepse ka infrastrukturë të mirë dhe është i certifikuar ndërkombëtarisht për cilësi. Këtu kam ardhur për t’u bërë profesionale në profesionin tim”, ka theksuar ajo.

     Ndërkohë, studenti Samir Salihu i fton të gjithë të rinjtë e komuniteteve të vazhdojnë studimet në UBT.

    “Kam përzgjedhur UBT-në për të studiuar sepse diploma është e njohur në vendet më të zhvilluara në botë”, tregoi Salihu.

     UBT ka kampuset dhe degët e veta në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj e Gjilan, dhe përmes tyre po krijon hapësirë që të jetë sa më afër komunitetit e të ofrojë shërbime universitare për ta. Falë kësaj, deri më sot pjesë e UBT-së kanë qenë dhe janë mijëra studentë, nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë.

    Ballina

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark