Insajderi
Lajme

“UÇK, UÇK”, pasagjeri kosovar bërtet e zhvishet – tmerrohen pasagjerët në aeroplan, intervenon policia

Insajderi
01 November 2022 - 16:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“UÇK, UÇK”, pasagjeri kosovar bërtet e zhvishet – tmerrohen pasagjerët në aeroplan, intervenon policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pasagjer është zhveshur deri në bel, ka bërtitur “UÇK” dhe në mënyrë agresive ka shqetësuar udhëtarët në fluturimin e sotëm të i linjës Bruksel-Shkup.

Personin në fjalë policia e ka ndaluar menjëherë pas aterrimit në aeroportin e Shkupit rreth orës 12:30, rastin e konfirmojnë edhe nga MPB-ja.

“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark