×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Udhëtimi drejt Gjermanisë, deputetja Musliu tregon problemin shëndetësor që ka e ndërhyrjen që pritet ta bëjë

    Insajderi
    19 February 2024 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se ka udhëtuar jashtë vendit për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, shkruan Insajderi.

    Përmes një shkrimi në “Facebook”, Musliu bën me dije se ka udhëtuar jashtë vendit me rekomandim të mjekëve kosovarë, sepse tash e dy vite po trajtohen në Kosovë.

    “…ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër”, shkruan ajo.

    Deputetja mes tjerash thotë se sistemit shëndetësor i mungojnë shumë gjëra, përjashto mjekët.

    Duke njoftuar se përkohësisht do të tërhiqet përkohësisht nga puna e saj, ka falënderuar secilin për kujdesin e treguar.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë

    Të dashur miq

    Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda,

    ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër.

    Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua.

    E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje.

    Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë.

    �Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.

    Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit.

    Mëqe me duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna ime e përditshme, dua t’ju falënderoj të gjithëve padallim, që më keni shkruar, jeni lutur për mua dhe më keni uruar gjithë të mirat.

    Paçi edhe ju shendetin dhe të gjitha të mirat në jetë.

    Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark