×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Udhëtimi në Paris, zëvëndësja e Kurtit pagoi biletën dyfish më shtrenjtë sesa shefi i saj

    Insajderi
    23 July 2021 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti më 23 qershor udhëtoi për në Parisë për ta takuar presidentin francez ,Emmanuel Macron. Afro 2 mijë euro nga buxheti i shtetit i shpenzuan ai dhe dy vartësit e tij Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi vetëm për biletat e udhëtimit në kryeqytetin e Francës.

    2,264.28 euro të buxhetit shpenzuan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, koordinatori shtetëror për dialogun, Besnik Bislimi, dhe zëvendësja e tij, Emilja Rexhepa për vizitën dy ditore të tyre në Paris.

    Faturat e shpenzimeve të realizuara nga shefi i ekzekutivit dhe dy zëvendësat e tij, të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi përmes Qasjes në Dokumente Zyrtare, tregojnë se Rexhepi kishte paguar dyfishi më shtrejtë biletën se Kurti e Bislimi.

    Ndërsa, shpenzimet për akomodim, dreka dhe darka nuk ka pasur, pasi këto shpenzime i kishte mbuluar nikoqiri i tij, Macron.

    Kryeministri Kurti, gjatë udhëtimit për në Paris shpenzoi vetëm 499 euro, shkruan Insajderi. Për avio-biletat e udhëtimit, ai pagoi në total 496.56 euro, kurse, mëditje ai nuk kishte marrë fare.

    Ndërkaq, zëvëndësja e Kurtit në qeveri, Emilja Rexhepi shpenzoi dyfish më shumë para se shefi i saj. Në Parisë, ajo shpenzoi plotë 1.046.36 euro nga buxheti i shtetit.

    Rexhepi pagoi 849 euro për biletën e udhëtimit drejt Parisit, kurse për mëditje ajo u pagua 197 euro brenda dy ditësh.

    Ndërsa, numri dy në qeverinë Kurti, Besnik Bislimi, shpenzoi 217 euro më shumë se shefi i tij, në total ai shpenzoi 717 euro.

    Vetëm për një biletë të aeroplanit drejt Parisit, Bislimi pagoi 519 euro, kurse për mëditje dy ditore ai mori 197 euro, tregojnë faturat zyrtare të cilët i ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Pagesa e Bislimit për biletën përfshin internerarin Prishtinë-Vjenë dhe anasjelltas.

    Shpenzimet e Kurtit dhe Bislimit së bashku nuk arrijnë vlerën e fakturës së Emilja Rexhepit në Parisë. Ata shpenzuan 1.019.12 euro kurse vetëm vet Rexhepi kishte shpenzuar 1.046.36euro./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark