×
  • Sport
  • Sport

    Udhëtoi 2000 km për të parë Leo Messin… pa e ditur që ‘Pleshti’ është me pushime

    Insajderi
    25 June 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmenduria për të parë Leo Messi duke të luajtur për Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpërthyer dhe nuk njeh kufinj. Shumë tifozë janë të etur për ta parë yllin argjentinas nga afër dhe do të bënin gjithçka për ta parë Messin live në fushë.

    Kështu bëri një tifoz amerikan, i cili udhëtoi gati 2000 kilometra për të shkuar në Filadelfia, ku Inter Miami po luante ndeshjen e tij të radhës në MLS. Por udhëtimi i tij ishte i kotë. E para, sepse Inter Miami humbi 4-1, por gjëja më e keqe nuk ishte kjo…

    Tifozi që mbërriti në stadium, së bashku me një poster, në të cilin rrëfente shkurtimisht ‘qëllimin’ e tij, nuk e dinte që Messi është me pushime në Argjentinë dhe as që ishte prezantuar te Inter Miami.

    Messi dhe Busquets, nënshkrimi i të cilit u njoftua këtë të premte, nuk do të mund të debutojnë me skuadrën para datës 5 korrik, kur hapet sesioni veror i tregut MLS dhe ka shumë të ngjarë që debutimi i tyre të mos bëhet para datës 21 korrikut në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Cruz Azul.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark