×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Udhëtojmë”, ekspozitë, diskutim dhe promovim në Galerinë Qahili

    Insajderi
    27 October 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Udhëtojmë” titullohet aktiviteti në kuadër të së cilit Galeria Qahili mbrëmë hapi ekspozitën me punime dhe ilustrime të artistit Zamir Mati.

    Njohës e adhurues të artit gjithashtu diskutuan me arkeologun e fjalës shqipe në shkrime prehistorike të Mesdheut, Ilir Mati, dhe në mënyrë paralele ishin pjesëmarrës në promovimin post-mortum të librit të shkrimtarit Kiço Blushit, “Beni ecën vetë”.

    Kjo seri aktivitetesh u ndoq edhe nga ministri Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga Këshilli Iniciues i Muzeut të Artit Bashkëkohor.

    Ministri po ashtu u prit nga artisti Eshref Qahili dhe bashkë vizituan atelienë me veprat e tij, duke e njoftuar kështu më punimet e reja dhe planet e procesin e tij të punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark