×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e dënon Shqipërinë për ndeshjen kundër Polonisë

    Insajderi
    20 September 2023 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka shqiptuar sot dënimet për Kombëtaret. Pa më parë ajo dënoi Rumaninë me një dënim të butë, derisa është bërë e ditur që sot me para është gjobitur edhe Shqipëria

    Sipas UEFA-së, Shqipëria ka shkelur dy rregullore gjatë ndeshjes që ata kanë zhvilluar në “Air Albania kundër Polonisë.

    Në total këto dënime për FSHF-në kalojnë 44 mijë euro.

    Sipas UEFA-së, FSHF-ja është gjobitur me 30 mijë euro për “ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe akte dëmtuese në duelin me Poloninë”.

    Nuk ka mjaftuar me kaq, UEFA ka shqiptuar edhe një dënim të rëndë për FSHF-në, pasi që ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit – konkretisht tribunës veriore dhe jugore – edhe pse vendimi thuhet se është pezulluar për një periudhë provuese prej dy vjetësh.

    Me 14 000 euro të tjera FSHF-ja është dënuar për shkak të bllokimit të rrugëve publike.

    Përpos kësaj UEFA ka paralajmëruar FSHF-në edhe për disa ‘sjellje të pahijshme të ekipit” që sipas tyre kanë të bëjnë me “reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark