Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Serbisë e ka dënuar rëndë skuadrën serbe Novi Pazarin.
Ajo u dënua me një shumë të madhe të parave dhe me minus gjashtë pikë do ta nis kampionatin në dy vitet e ardhshme, raporton “Sportklub”.
Novi Pazari është dënuar pas raportimit të UEFA-s për ngjarje të dyshimta në ndeshjen me Radnikun (0:2).
Ndëshkimi i zbritjes së gjashtë pikëve do të aktivizohet në dy vitet e ardhshme, nëse Novi Pazari do të jetë sërish nën hetim nga UEFA