×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    UET promovon monografinë “100 vjet kujdestari në Shqipëri”

    Insajderi
    10 October 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UET dhe UET Press promovuan të premten monografinë “100 vjet kujdestari në Shqipëri” me autorësi të Prof.Asoc.Dr. Tomi Treska dhe Dr. Lindita Treska.

    Libri vjen si një retrospektivë historike dhe reflektuese e rolit të mësuesit kujdestar në funksion të mësimdhënies gjatë një shekulli të pranisë së tij në shkollat shqiptare.

    Dr. Zenel Sina tha se autorët ia kanë dalë që falë edhe përvojës së tyre të sjellin një panoramë të qartë dhe kronologjike të zhvillimit të kuadrit institucional të përgjegjësive që ka pasur dhe ka mësuesi kujdestar në përkujdesjen ndaj nxënësve.

    Për Prof.Asoc.Dr. Tomi Treska mësuesi kujdestar ka qenë një nga aktorët kryesor të sistemit arsimor shqiptar që prej vitit 1920.

    Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi e vlerësoi monografinë si një kontribut të veçantë në rikonceptimin e rolit të mësuesit kujdestar si mentor dhe koordinator.

    Që prej vitit 2007 UET ka mbështetur studimet dhe aktivitetet për sa i përket edukimit dhe mësimdhënies në mënyrë që, për sa i përket arsimit, të ketë sa më shumë të dhëna empirike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark