×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    UFO-t “tmerrojnë” familjet amerikane – Dalin pamje të çuditshme

    Insajderi
    27 June 2023 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një objekt i paidentifikuar është vërejtur në qiellin e Las Vegasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, disa javë pasi një familje pretendoi se 10 alienë “me sy të mëdhenj e të shndritshëm”, po qëndronin në oborrin e shtëpisë së tyre.

    DailyMail raportoi të martën se në disa pamje shihen dy drita “të çuditshme” në qiell, që rrinin pezull pranë njëra-tjetrës.

    Momenti u filmua të mërkurën më 22 qershor në orën 22:30. Objektet, sipas vendasve, qëndruan në qiell për 20 minuta, ndërsa më pas dritat morën pamjen e dy rretheve të bardha drite.

    Misteri i UFO-ve në Las Vegas është thelluar pasi Policia instaloi kamera të teknologjisë së lartë jashtë oborrit të shtëpisë ku banorët raportuan se kishin parë “alienë 10 metra të gjatë me sy të mëdhenj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark