×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ujë gjatë stërvitjes: Sa lëngje duhet të konsumojmë?

    Insajderi
    17 November 2022 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të jesh i hidratuar është një pjesë e rëndësishme e rutinës suaj të përditshme, veçanërisht kur jeni duke ushtruar dhe humbni shumë nga uji që keni grumbulluar përmes djersitjes

    Pa sasinë e përshtatshme të sasisë së hidratimit, aftësia juaj për të stërvitur mund të bjerë shpejt

    Në fakt, ajo ndjenjë e etjes që filloni ta keni në mes të stërvitjes mund të nënkuptojë që tashmë jeni të dehidratuar.

    Pasi që uji përbën 75 për qind të të gjithë indit muskulor dhe 10 për qind të indit dhjamor, edhe pika më e vogël e dehidrimit mund të ketë një ndikim të madh në performancën tuaj, transmeton Telegrafi.

    Derisa dehidratimi mund ta bëjë më të vështirë stërvitjen dhe të përbëjë rrezik për shëndetin tuaj, pirja e tepërt e ujit gjithashtu mund t’ju ngadalësojë.

    Pra, a duhet vërtet të pimë lëngje gjatë stërvitjes ose të kufizohemi në hidratim në fund të stërvitjes?

    Uji gjatë stërvitjes

    Duhet të pini ujë gjatë stërvitjes. Nëse stërvitni, shpenzoni energji, numri i rrahjes së zemrës suaj përshpejtohet dhe do të djersini. Pirja e ujit gjatë stërvitjes do t’ju ndihmojë në pengimin e dehidratimit.

    Këshilli Amerikan i Ushtrimeve rekomandon që të pini rreth 200 ml ujë çdo 20 minuta gjatë stërvitjes.

    Për të përcaktuar nëse jeni duke pirë mjaftueshëm ujë, peshoni veten pa rroba para dhe pas një stërvitjeje tipike. Nëse pesha juaj ndryshon më shumë se dy përqind të peshës fillestare, duhet të planifikoni të pini më shumë ujë gjatë stërvitjes në të ardhmen. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark