×
  • Lajme
  • Lajme

    Uka demanton Haxhiun: S’i kam pasur çelësat ku ruheshin mostrat e Deharit, e as s’kam kandiduar për drejtor

    Insajderi
    23 November 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot në Kuvend deklaroi se “nuk mund ta bëjë drejtor dikë që e ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit”.

    Uka në llogarinë e tij në Facebook e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

    “Nuk është e vërtetë që unë i kam pas “çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit”. Po ashtu, nuk është e vërtetë që unë kam qenë kandidat për Drejtor të IML-së. Në konkursin e fundit madje as që kam kandiduar”, shkroi Uka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark