Fshatrat e Hasit janë mobilizuar për ta mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës të dielën me 14 shkurt.
Kandidati për deputet i LDK-së, Florent Ukaj, ka thënë se sonte edhe fshati Kushnin i Hasit e konfirmoi se janë mobilizuar për 14 shkurt.
Sipas tij, atmosferë dhe entuziazëm ka secili banorë i këtij fshati.
“Sikur çdo fshat i Hasit, edhe Kushnini qenka mobilizuar për ditën e Diele të 14 Shkurtit”.
“Atmosferë dhe entuziazëm i paparë mbretëronte tek secili banor i fshatit Kushnin. #LDK132✅ #Florenti46✅”, ka theksuar Ukaj. Insajderi.org