Florent Ukaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për deputet, bashkë me kolegët e tij, ka zhvilluar një takim ndryshe me banorët e Skorrobishtit.
Takimi është zhvilluar në një biliardo, ku pas fjalimeve përshëndetëse, Ukaj ka zhvilluar edhe disa lojë me banorët e këtij fshati.
Ukaj tha se në secilin fshat po marrin energji të reja që rrugën e nisur ta vazhdojnë pa ndalë.
“Ishte takim ndryshe, banorët e Skorrobishtit na frymëzuan me mirëpritjen dhe ftesën për të ju bashkuar lojës që kishin filluar”.
“Jemi LDK, jemi një familje dhe në secilin takim po marrim energji që rrugën tonë t’a vazhdojmë pa u ndalur. #LDK132✅ #Florenti46✅”, ka shkruar Ukaj në rrjetin social Facebook. Insajderi.org