×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Ukraina do ta sulmojë Rusinë me raketa HIMARS dhe Storm Shadow”, Kremlini paralajmëron përshkallëzim të luftës

    Insajderi
    20 June 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë se do të vlerësoheshin si të përfshira plotësisht në luftën e Ukrainës nëse raketat Storm Shadow dhe HIMARS do të përdoreshin për të goditur objektiva në Rusi ose në Krimenë e pushtuar.

    Shoigu tha se ka informacione se ushtria ukrainase po planifikon të kryejë sulme në territorin rus, përfshirë këtu Krimenë, me raketa HIMARS dhe Storm Shadow. Ai paralajmëroi se Rusia do të reagojë duke vendosur si objektiva për sulme qendrat vendimmarrëse në Ukrainë, për të cilat “Daily Mail” shkruan se objektivë do të jenë edhe objektet qeveritare, aty ku qëndron edhe Volodymyr Zelensky.

    “Sipas informacioneve tona, liderët e ushtrisë Ukrainase po planifikojnë të nisin sulme në territorin e Federatës Ruse. Përdorimi i këtyre raketave jashtë zonës së “operacionit të posaçëm ushtarak” do të nënkuptonte një përfshirje të plotë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në konflikt”, tha ministri rus.

    Ndërkohë, kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Vladimir Putin, është real. Këtë e konfirmon presidentin amerikan, Joe Biden, i cili duke folur para një grupi donatorësh në Kaliforni, përmendi se këtë paralajmërim e kishte lëshuar edhe përpara dy viteve.

    Kjo vjen pasi presidenti Putin konfirmoi më 16 qershor, pozicionimin e armëve të para bërthamore taktike të Rusisë në Bjellorusi. Sakaq, në terren luftimet mes forcave të Moskës dhe ushtrisë ukrainase janë intensifikuar. Shpërthime të shumta janë dëgjuar në pjesën më të madhe të Ukrainës.

    “Storm Shadow”, arma britanike që është kthyer në makthin e Putinit

    Rusia ka pranuar se raketat britanike “Storm Shadow” po iu shkaktojnë probleme të mëdha forcave të presidentit Vladimir Putin. Drejtuesi rus i rajonit të Zaporizhzhas, Yevgeny Balitsky, bëri me dije se këto armët po shkaktojnë telashe dhe janë më problematike për ushtritë e Kremlinit sesa sistemet HIMARS të furnizuara nga SHBA-ja.

    Fjalët e tij konfirmojnë se “Storm Shadow”, një lloj rakete me rreze të gjatë veprimi, mund të konsiderohet fare lehtë se kanë ndryshuar luftën në favor të Ukrainës, në një kohë kur trupat e saj kanë nisur kundërofensivën.

    Britania nisi furnizimin e Ukrainës me “Storm Shadows” më 11 maj, duke iu përgjigjur një kërkese të gjatë nga Kievi për raketa me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar në mbrojtjen e territorit. Këtë javë pati raportime se një raketë “Storm Shadow” vrau gjeneral-majorin Sergej Goryachev, gjatë një sulmi në rajonin e Zaporizhzhia. Raketat 450 kg drejtohen me GPS dhe kanë një rreze veprimi prej rreth 250 km. /A2CNN

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark