×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina kërkon hetim pas dyshimeve që rusët po vrasin të burgosurit e luftës

    Insajderi
    07 March 2023 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas.

    “Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, shkroi në Telegram Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas.

    Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”.

    Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte.

    Edhe më herët Ukraina ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

    Ndërsa Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark