×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina rivendos lidhjen hekurudhore me Moldavinë pas 23 vitesh

    Insajderi
    23 August 2022 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas 23 vitesh, Ukraina ka rivendosur lidhjen hekurudhore me Moldavinë fqinje, përmes së cilës mund të lëvizin rreth 10 milionë tonë mallra çdo vit, ka bërë me dije presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Edhe pse nuk specifikoi llojet e mallrave, Ukraina aspiron të gjejë mënyra të reja për të eksportuar miliona tonë drithë të bllokuar nga pushtimi rus. Moldavia kufizohet me Rumaninë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian.

    Linja hekurudhore, 22 kilometra e gjatë, lidh qytetin e Berezhne në Ukrainën perëndimore me qytetin e Basarabeska në Moldavinë jugore.

    Nga ana e tij, ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, tha në një postim në Facebook se lidhja hekurudhore do të ofrojë një alternativë ndaj eksporteve përmes portit të Odessa.

    Pas marrëveshjes së arritur mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e Turqisë dhe nën kujdesin e OKB-së, u bë i mundur rifillimi i eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark