×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ukraina s’e ndryshon qëndrimin për njohjen e Kosovës, thotë ambasadori i saj në Beograd

    Insajderi
    09 August 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, ka deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është siç tha ai parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Ai në një deklaratë për Kosovo Online tha se “Ukraina respekton integritetin territorial të Serbisë”.

    “Pozicioni i Ukrainës është parimor dhe i qëndrueshëm – Ukraina respekton integritetin territorial të Serbisë. Sot, është jetike për popullin e Ukrainës që të mbrojë lirinë dhe pavarësinë e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Sot, qindra ukrainas janë vrarë dhe mijëra janë plagosur rëndë nga pushtuesi rus. Shoqëria ukrainase, e cila paguan një çmim të lartë për lirinë e saj, e di se një pozicion neutral në raport me shtetin agresor në praktikë e ndihmon agresorin të kryejë krimet e tij, në vend të mbështetjes praktike për normat e së drejtës ndërkombëtare – integritetin territorial të Ukrainës. Në këtë kontekst, ne duhet të njohim qëndrimin e qartë të lidershipit të Kosovës lidhur me dënimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht bashkimit me sanksionet ndaj agresorit”, ka bërë të ditur ai, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo përgjigje e diplomatit ukrainas në Beograd erdhi pasiqë Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në parlamentin ukrainas i cili tha se në mesin e deputetëve atje po diskutohet njohja e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark