×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukraina zyrtare thotë se, “Kemi vrarë 10 mijë ushtarë rusë”

    Insajderi
    05 March 2022 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuarë të dhënat më të reja sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar agresorit rus, në ditën e dhjetë të fillimit të pushtimit të Ukrainës.

    Nga autoritetet e sigurisë në Ukrainë është bërë e ditur se nga 24 shkurti e deri më 5 mars, janë vrarë 10 mijë ushtarë rusë.

    Në anën tjetër Kremlini po vazhdon t’i fsheh këto shifra dhe vazhdimisht anashkalon pyetjet e gazetarëve të paktë, që kanë guximin të pyesin sesa ushtarë rusë janë vrarë.

    Më poshtë ju sjellim listën e plotë të makinerisë luftarake ruse që është shkatërruar nga ushtria ukrainase.

    269 tanke

    105 njësi artilerike

    39 aeroplanë

    40 helikopterë

    409 mjete luftarake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark