×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus që kushton mbi një milion euro

    Insajderi
    11 April 2024 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses të ballafaqohen me pushtuesit rus.

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra mijëra video të betejave të ndryshme dhe disa prej tyre i takojnë rrethit të Avdiivka.

    Ky rajon është bërë pikë diskutimi së fundit, pasi që ukrainasit u larguan shkaku i sulmeve të rusëve.

    Megjithatë ukrainasit po vazhdojnë të shkatërrojnë mjetet ushtarake ruse duke i goditur me dronë.

    Ushtarët ukrainas të Brigadës së III-të sulmuese shkatërruan/dëmtuan një tank T-72, mjete ushtarake BMP-2 dhe MT-LB, mallra dhe vetura pasagjerësh të rusëve në Avdiivka.

    Theksojmë se tanku T-22 kushton 1.2 milion euro ndërsa mjetet ushtarake rreth 500 mijë euro.

    Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark