×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave në Odesa nga sulmet ruse

    Insajderi
    16 March 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Thellohet bilanci i viktimave në qytetin ukrainas së Odesës si pasojë e sulmeve ruse.

    Numri i viktimave ka shkuar në 21 ndërsa të plagosur janë 70 persona.

    Dy raketa Iskander-M të lëshuara nga gadishulli i Krimesë i dëmtuan infrastrukturën dhe linjat e furnizimit me gaz dhe energji elektrike në qytetin jugor.

    Por sulme nuk ka patur vetëm nga ana e Moskës. Në qytetin kufitar rus të Belgorodit 2 persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa nga Kievi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark