Agjencia rregullatore për komunikim elektronik dhe shërbime postale e Serbisë (RATEL) njoftoi se sot, më 1 korrik, hyn në fuqi zbritja e re e çmimit të shërbimeve të roamingut për shfrytëzuesit e Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë i roamingut në këto vende, prej sot është: thirrje dalëse (për një minutë) 0.19 euro, thirrjet hyrëse 0.05 euro, SMS mesazhet 0.06 euro dhe bartja e të dhënave 0.20 euro.
“RATEL caktoi fillimin e vlefshmërisë së çmimeve të reja maksimale roaming dhe vlerën e tyre me qëllim të realizimit të Marrëveshjes së uljes së çmimit të shërbimeve roaming në rrjetin celular komunikues publik në pajtim me vitin 2014 mes ministrive kompetente për sferën e komunikimit elektronik të Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë”, bëhet e ditur nga RATEL.