Edhe pse stinori vjeshtor në Ligën e Parë ka përfunduar, skuadra e Ulpianës po vazhdon të paraqitet në ndeshje miqësore për ta mbajtur skuadrën në formë.
Së fundmi ata luajtën përballë rivalëve lokal të Arbërisë në një test miqësor që e fituan me rezultatin 3-1, brenda stadiumit të tyre “Sami Kelmendi”.
Ajo çfarë ra në sy tek lipjanasit në këtë ballafaqim ishte debutimi i tre lojtarëve që pritet të zyrtarizohen shpejtë si transferime të reja.
Urim Statovci që ishte lojtar kyq tek rivalët e Vushtrrisë luajti si sulmues duke shënuar madje edhe një gol, kurse në lojë ishte edhe ish-lojtari i Ferizajt, Gentian Emini.
Poashtu tek Ulpiana në këtë ndeshje pati edhe për të riun, Alket Bajrami i cili është rikthyer nga pikërisht Arbëria ku luajti disa muaj si i huazuar.