×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ulpiana në bisedime edhe me dy futbollistë, njëri nga Superliga e Turqisë

    Insajderi
    28 January 2022 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ulpiana po dëshiron që të ofrojë sa më shumë lojtarë në afatin kalimtar dimëror.

    Deri tani kanë ardhur Lekaj, Esosa, Avdulli, Franic, Fagiouli dhe Thaçi.

    Por kryesia e klubit dëshiron të marrë lojtarë sa ma kualitativ nuk ndalet me kaq. Duke përfituar nga kriza e thellë që i ka kapluar disa skuadra, klubi lipjanas mund të bëjë edhe dy tentativa të tjera, shkruan Ulpianapress.

    Në fakt, Dino me çdo kusht dëshiron që ekipi sa ma herët të siguroj mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, dhe për këtë arsye po e nuk po kursen asgjë që klubi i tij të ketë një formacion të fortë.

    Bëhet fjalë për Bara Mamadou Lamine Ndiaye, një lojtar me CV të pasur, i cili vjen nga Superliga turke, e në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve hungareze, rumune e helvetike.

    Kurse lojtari tjetër i cili mund të përfundoi në “Sami Kelmendi” është edhe Baton Zabërgja, por që akordi me këtë të fundit duket shumë i vështirë dhe thuajse i pamundur.

    Nëse dyshja e Ulpianës, Dino-Bageri, arrijnë edhe këto dy transfere, atëherë me meritë të plotë e meritojnë epitetin si “sheikët” e Superligës së Kosovës, pasi që klubi lipjanas deri tani në radhët e veta ka ofruat lojtarë mjaft cilësor dhe kosto e shpenzimeve tashmë është mjaft e madhe, duke marr parasysh edhe përgatitjen e tyre e cila është duke u kryer në Antalia të Turqisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark