×
  • Sport
  • Sport

    Ultrasit e PSG-së shpërthejnë kundër futbollistëve pas humbjes ndaj Monacos. Kimpembe kërkon t’i qetësojë: “Ne kemi nevojë për ju!”

    Insajderi
    11 February 2023 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    PSG është në krizë për përballjen ndaj Bayern Munichut, për 1/16 e Champions League. Tifozët e skuadrës pariziene nuk e fshehën nervozizmin e tyre pas humbjes 3-1 nga Monaco këtë të shtunë, e katërta e kampionëve vetëm në vitin 2023. Mbrojtësit Kimpembe, i rikthyer nga dëmtimi, iu desh të bisedonte me ta pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

    Ultrasit, siç quhen tifozët e organizuar në Europë, shkuan në Principatë, në stadiumin Louis II dhe e nisën lojën në heshtje. Pasi Monaco shkoi 2-0, grupi mbajti pankarta proteste dhe filloi të thërriste “Mouillez le maillot!”, diçka si: “Djersisni fanelën! Djersisni fanelën!”, bërtisnin ultrasit. Si dhe happen një pankartë, ku shkruhej mesazhin e mëposhtëm: “Zgjohuni! Mos na thyeni zemrat.”

    Pas fishkëllimës së fundit, ultrasit e PSG-së e rritën intensitetin e protestës dhe u bënë thirrje lojtarëve të skuadrës që të afrohen te tribuna ku ndodheshin. Portieri Donnarumma, lojtari i ndeshjes për Parisin, ishte një nga ata që përshëndeti turmën dhe kërkoi falje për humbjen.

    Mbrojtësi Kimpembe, kapiteni i dytë i PSG-së, shkoi më tej. I rikthyer të luajë këtë të shtunë pas tre muajsh larg për shkak të lëndimit, ai mori megafonin dhe u dha një mesazh ultrasve.

    Ultrasit e Paris SG-së shpërthejnë kundër futbollistëve

    “Jemi të vetëdijshëm për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë. Ne do të kemi ende nevojë për ju. Ju lutemi mos na lini tani. Le të reagojmë në dhomat e zhveshjes. Ne do të reagojmë, por ne kemi ende nevojë për ju. Mos u dorëzoni,”- deklaroi Kimpembe për tifozët e pranishëm të PSG-së.

    PSG luajti ndeshjen e dhjetë në vitin 2023 dhe pësoi humbjen e katërt. Skuadra ishte e pamposhtur në sezon deri në pushimin për Kupën e Botës. Skuadra mbetet në krye të kampionatit francez, me 54 pikë, por paraqitjet e dobëta janë shqetësuese për ndeshjen ndaj Bayernit për Champions League.

    Duke mos ditur nëse mund të llogarisin Messin dhe Mbappé, PSG do të presë Bayernin këtë të martë, në Parque des Príncipes, në ndeshjen e parë për fazën e 16-të të Champions League.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark