×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Unaza” merr shpërblimin për skenarin më të mirë në “Andromeda Film Festival”

    Insajderi
    06 May 2023 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skenaristja Linda Fejzaj është vlerësuar me shpërblimin për skenarin më të mirë në edicionin e 11-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “Andromeda Film Festival”, që është mbajtur në Stamboll të Turqisë.

    Ajo shpërblimin si skenari më i mirë i certifikuar e mori për projektin e saj kinematografik “Unaza”.

    Njoftimin për këtë vlerësim e ka bërë vetë skenaristja Fejzaj në rrjetin e social facebook.

    “Kur investon jo vetëm profesionalisht, por edhe shpirtërisht, padyshim që vlerësimi dë të vijë”.- ka shkruar skenaristja Fejzaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark