Më shumë se të ndiqni javët e modës, koleksionet e reja të stinëve apo tapetin e kuq të një eventi, mjafton të shihni edhe videoklipet apo daljet në publik për të kuptuar se një ngjyrë apo një veshje është trend i momentit.
Për shembull, ju mjafton një shëtitje në Instagram dhe menjëherë kuptoni se shumica e personave që ju ndiqni kanë rënë në dashuri me kostumet veçanërisht ata në ngjyrë rozë aq sa të duket sikur është përcaktuar si “uniforma e momentit”.
Jo vetëm vajzat por edhe djemtë janë fiksuar keqazi pasi këtij kostumi rozë sa është e pamundur të hysh në rrjete sociale dhe mos të shohësh një personazh të veshur me një veshje të tillë.
Në fakt kostumet janë shumë në modë këto kohë. Ngjyra rozë është padiskutim kryefjala e kësaj vere, por të dyja të kombinuara bashkë janë kthyer në veshjen të cilën e has më së shumti në ekran.
DIkush e ka zgjedhursi veshjen e duhur në një videoklip (kryesisht çunat) e të tjerë si alternativa më e mirë që të “nderon” kur del në intervista apo në mbrëmjepër të pirë një gotë verë(vajzat). Ndiqni në vijim foto të djemve dhe të vajzave që kanë veshur kostumin rozë.
Getoar Selimi
Robert Berisha
Mozzik
Lind Islami
Lyrical Son
Elita Rudi
Kejvina Kthjella
Lori Hoxha
Kiara Tito
Ronela Hajati