×
  • Showbiz
  • Show

    Unikkatil të shtunën publikon këngën e re, zbulon arsyet e vonesës

    Insajderi
    21 June 2023 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur, Unikkatil prej kohësh ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor.

    Por, ai së fundmi në një postimi të ri në llogarinë e tij të Instagramit ka zbuluar se kënga që duhej të publikohej më herët do të ketë datën e lansimit të shtunën (24 qershor).

    Rap-artisti tha se arsyet e shtyrjes lidhen me gjendjen e tensionuar prej javësh në veri të Mitrovicës dhe gjithashtu një rast të vdekjes.

    Foto: Unikkatil/Instagram

    Përveç kësaj, reperi tha se kjo nuk do të jetë kënga e tij e fundit përgjatë kësaj sezone, pasi do të ketë edhe prurje të reja.

    “Kënga tjetër të shtunën. Arsyeja që vendosa me e shty është se ai projekt në planë nuk mu duk adekuat për shkak të gjendjes në Mitrovicë (si dhe prej një rasti vdekje) e në vend të saj vendosa me publiku diçka më të thellë. Kjo nënkupton që edhe tjera vijnë pas kësaj”, ka shkruar Unikkatil.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark