×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili: Menaxhim të mirë e të shpejtë të mbeturinave që ta bëjmë Prishtinën e pastër

    Insajderi
    24 September 2021 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se brenda vitit të parë qeverisës rregullimi i infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave, deponive të tyre ilegale, do të jetë prioritet për një Prishtinë të Gjelbër.

    Këto komente Ismaili i bëri nga lokacioni i Deponisë së shëmtuar të Mbeturinave ilegale e cila është krijuar në mungesë të një infrastrukture të përshtatshme komunale për mbledhjen e tyre.

    Me këtë rast, Ismaili ka thënë se do të angazhohet që ndër të tjera, të rregulloi dhe organizoi grumbullimin e mbeturinave të gjeneruara nga të gjitha bizneset në Prishtinë, ndërtoj qendrën për trajtimin e mbeturinave të vëllimshme dhe vendosjen e kamerave në të gjitha hapësirat e kryqytetit ku aktualisht grumbullohen mbeturinat ilegale.

    Lexoni fjalimin e tij të plotë:

     Të nderuara Media,

    Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj këtu.

     Jemi sot në një lokacion në Prishtinë, ku prapa meje këtu po shihet një Deponi e shëmtuar e Mbeturinave ilegale e cila është krijuar në mungesë të një infrastrukture të përshtatshme komunale për mbledhjen e tyre.

    Kjo deponi, e cila fatkeqësisht nuk është e vetmja në Prishtinë, rëndon dhe rrezikon jetën e qytetarëve të Prishtinës çdo ditë, gjatë tërë vitit.

    Përveç ndotjes së ambientit, këto deponi në masë të madhe bëjnë edhe grumbullimin e madh të qenve endacakë, që janë një rrezik i përditshëm i yni.

    Pastërtia dhe higjiena, ose mungesa e tyre, reflektojnë kulturën e qytetit dhe stilin e jetës me të cilin jetojnë Prishtinalitë. Unë besoj thellë se lidershipi komunal duhet të luajë rol udhëheqës në sigurimin e saj.

    Prandaj, ka qenë shumë e rëndësishme për mua që në planin për Prishtinën pastrimi i qytetit brenda vitit të parë qeverisës dhe rregullimi i infrastrukturës të jetë prioritet për një Prishtinë të Gjelbër.

    Çka do të bëjmë?

    •Do të rregullojmë dhe organizojmë grumbullimin e mbeturinave të gjeneruara nga të gjitha bizneset në Prishtinë.

    •Do të vendosim kamera në të gjitha hapësirat e kryqytetit ku aktualisht grumbullohen mbeturinat ilegale.

    •Do të aprovojmë rregulloren e cila iu pamundëson ndërtimtarëve që të nxihen në flagrancë të hudhjes së mbeturinave pa vend – Marrjen e Lejes së ndërtimit në Komunën e Prishtinës.

    •Kemi mendu edhe për mbeturinat nga materiali ndërtimor. Do ta ndërtojmë qendrën për trajtimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi, në zona të përshtatshme për qytetarët e ta qasshme për ndërtuesit.

    Prandaj, Prishtina e Gjelbër është Prishtina e së ardhmes – e cila nuk do të tolerojë më një qytet të ndotur, jofunksional e pa infrastrukturë për qytetarë, biznese e kompani ndërtimi.

    Në këtë vizion dhe plan – Prishtina na Bashkon të gjithëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark