×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili premton barna falas dhe cilësore

    Insajderi
    04 February 2021 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga PDK, Uran Ismaili, ka thënë se gjatë mandatit te tij si Ministër i Shëndetësisë, kishte përfshirë në Listë Esenciale imunoterapinë, barnën kundër kancerit.

    Sipas Ismailit, asnjë qeveri pasarëdhëse nuk i kanë blerë këto barna.

    “Në Ditën Botërore kundër kancerit, duhet të bashkohemi të gjithë që të japim kontributin tonë në luftimin e kësaj sëmundje. Gjatë mandatit tim si Ministër i Shëndetësisë, për herë të parë kishim përfshirë në Listë Esenciale imunoterapinë, një ndër terapitë më të fundit e më efikase për luftimin e kësaj sëmundje. Më vjen keq që qeveritë pasardhëse nuk i blenë asnjëherë këto barna. Sigurimi i barnave nga shteti ua lehtëson barrën e madhe financiare qytetarëve tanë. #Rimëkëmbje“, ka shkruar Ismaili./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark