Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar inciativat e tij në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Ismaili mbrëmë ka vizituar Ulpianën dhe bashkë me disa aktivistë ka ndrequr një dritë në një prej tuneleve të Ulpianës. Ai ka potencuar se shumë lagje të kryeqytetit janë pa ndriçim.
“Nën qeverisjen time, çdo lagje e Prishtinës do të ketë ndriçim publik deri në qershor të vitit 2023”, ka shkruar Ismaili në Facebook.