Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në shpalosjen e programit të tij ka premtuar se secila familje do të ketë parking të garantuar në lagjen e tyre.
“Secilës familje në Prishtinë do t’ia garantojmë parkingun në lagjen e tyre – i cili do të ruhet e menaxhohet nga punëtorët kujdestarë të Prishtina Parking, nga janari i vitit 2023”, ka thënë ai.
Deri në janar të vitit 2023, Ismaili ka thënë se do të përfundojnë projektet për Zonën Qendër, Bregun e Diellit, Dardaninë, Ulpianën, Lakrishten, Pejtonin, Arbërinë, Matin, Tophanen dhe të tjera.