Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, ka premtuar se do t’a bëjë falas trafikun urban në Prishtinë.
Ai këtë planifikon ta arrijë deri në vitin 2023.
“Deri me 2023, trafiku urban ka me qenë modern, dhe FALAS për të gjithë banorët”, ka shkruar Ismaili.
Po ashtu ai tha se ky ndryshim është i nevojshëm për banorët.
“Një ndryshim i vogël por i nevojshëm për banorët të cilët e presin autobusin në Kalabri”, ka thënë kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja.