×
Zgjedhjet 2021

Uran Ismaili premton zhvillim të bujqësisë

Insajderi
21 September 2021 - 16:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka premtuar zhvillim në sektorin bujqësisë.

Ai tha së do të bëj furnizim të serave në fshatrat të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore.

“Me qëllim të zhvillimit të bujqësisë, do të hartohet plani për furnizim të serave të fshatrave të Prishtinës me avullin e ngrohjes qendrore”, ka shkruar kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai premtoi mbështetje edhe për bizneset që merren me prodhim të mishit.

“Do të mbështeten bizneset që merren me prodhim të mishit, duke garantuar cilësi dhe standarde ndërkombëtare në këtë sektor”, ka thënë Uran Ismaili.

Sipas tij këto produkte do kenë etiketën “038 City”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark