Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë.
Ai takoi kryetarin e këshillit, Hetem Sopjani me të cilin biseduan për rëndësinë e besimit në jetën e njeriut.
Ismaili ka shkruar se ata kanë biseduar edhe për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen komunitetet religjioze në Prishtinë.
“Ne mund të kemi një qytet të bashkuar, ku njerëzit edhe besojnë në bindjet e veta, edhe janë krah për krah me njëri-tjetrin”, ka shkruar Ismaili në Facebook.