×
  • Lajme
  • Lajme

    Urimi i Visar Ymerit për Vitin e Ri me shumë kërkesa

    Insajderi
    31 December 2018 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri duke uruar, ka thënë se 2019-ta duhet të bëhet vit i lirisë e bashkimi, barazisë e mirëqenies dhe zhvillimit e forcimit.

    Ai në një postim në Facebook ka thënë se për të mirat duhet punuar e angazhuar pasi që sipas tij ato nuk i sjell Babadimri, transmeton Klan Kosova.

    Ky është postimi i plotë i tij:
    “URIME VITI I RI!

    Që ky vit të jetë i ri na duhet të jetë Vit i Zhvillimit shoqëror. Këtë nuk na e sjellë Babadimri, por duhet ta bëjmë ne.

    Që ky vit të jetë i ri duhet të jetë Vit i Drejtësisë në institucione e për qytetarët. Këtë nuk na e bën Babadimri, por duhet ta bëjmë ne.

    Që ky vit të jetë I ri duhet të jetë Vit i Shtetësisë, konsolidimit të saj jashtë e brenda. Këtë kot e presim nga Babadimri, sepse duhet ta bëjmë ne.

    Që ky vit të jetë i ri, duhet të jetë Vit i Solidaritetit të shprehur në të mira e shërbime publke. Këto nuk janë dhuratë nga Babadimri, por përgjegjësi institucionale e jona.

    Le ta bëjmë këtë vit të lirisë e bashkimit, barazisë e mirëqenies, zhvillimit e forcimit.

    Në vend të Vitit të Ri, të angazhohemi për një Kohë të Re.

    Le të mos presim e besojmë se të mirat do të na vijnë nga jashtë, pasi për to duhet të përpiqemi e t’i bëjmë ne.

    URIME!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark