×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    BE: 1 mld euro Ballkanit për krizën energjetike

    Insajderi
    03 November 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rajon më i bashkuar, por edhe më i lidhur me BE-në është rezultati i Procesit të Berlinit.

    Në fjalën e saj presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE do të japin 1 mld euro për Ballkanin në formën e granteve për krizën energjetike. Von der Leyen tha se 500 mln euro do të miratohen në dhjetor për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset, ndërsa 500 mln euro do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike.

    “Duke parë krizën, të sinkronizojmë hapat tona. Në një periudhë afat shkurtër e gjitha kjo kërkon të diversifikojmë burimet e energjisë, të ulim varësinë nga karburantet e Rusisë, të mbajmë në kontroll çmimet. Kam kënaqësinë të deklaroj që komisioni do japë një paketë mbështeste për energjinë 1 mld euro në grante, ka dy pjesë të ndryshme, 500 mln euro në grante si mbështetje e menjëhershme financiare për të 6 vendet e Ballkanit perëndimor për ti vënë ata në një pozitë që të mbështesin familjet në nevojë dhe bizneset. Miratohet në dhjetor dhe vihet në dispozicion në janar. Pjesa e dytë do u kushtohet në investime në infrastrukturën energjetike”, tha ajo

    Edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, mikpritësi i Samitit, vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve, ndërsa tha se lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë unionin

    “Me marrëveshjet e firmosura tregohet serioziteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin. Është shumë e lehtë për të rinj dhe shumë të tjerët që të marrin vendimin të punojnë në një vend tjetër. Jam i sigurt që lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë ne. Keni të drejtë që të thoni se rrjedhja e trurit, është problem. Por keni parë që gjatë jetës së tyre ato kthehen dhe do të shikoni se ato do të kontribuojnë me ato që kanë arritur’, tha Scholz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark